Karrelë elektrikë me 4 rrota

Në mënyrë që të përmbushen nevojat tuaja të përdorimit, CESAB ka krijuar 5 seri të karrelëve ngritës elektrikë të kundërbalancuar me 4 rrota.

Seritë CESAB 48V dhe 80V të kombinuara ofrojnë një kapacitet ngarkimi nga 1500 kg deri në 8500 kg.

Merrni vlerësimin tim

Na kontaktoni
four wheel electric cesab forklift b400 caring barrels

B400: Kompakt dhe i fuqishëm

Me të gjithë pirunët e rinj ngritës me 4 rrota CESAB B400 ju nuk do ta keni më të nevojshme të bëni  zgjedhjen ndërmjet manovrimit dhe performancës. Ju mund t'i keni që të dyja ato. Falë motorëve të fuqishëm 48 volt AC, CESAB B400 sjell një performancë të jashtëzakonshme që ju ndihmon të rrisni rendimentin.

Performanca e lartë plotësohet nga një dizajn kompakt, i cili në sajë të një shasie më të shkurtër dhe të gomave drejtuese më të vogla, do të thotë se CESAB B400 ofron një manovrueshmëri të jashtëzakonshme edhe në hapësira të kufizuara.

Informacione të mëtejshme
heavy duty four wheel counterbalanced cesab forklift b600

B600: Performancë e rritur në përdorimin për Ngarkesa të Rënda

Gama e pirunëve ngritës elektrikë me 4 rrota CA Cesab 80V ndihmon në arritjen e niveleve më të larta të rendimentit në vendin e punës.

Është e disponueshme një gamë e plotë, duke filluar nga një model kompakt prej 2000 kg deri në një version për punë të vështira prej 5000 kg. TKapacitetet B625 dhe B630, prej 2500 dhe 3000 kg, janë të disponueshme në versionet L që kanë një bosht të ndërmjetëm rrotash më të gjatë. Kjo lejon bateri më të mëdha për operacione edhe më të gjata pune.

B600 është projektuar për të trajtuar me lehtësi operacionet me disa turne. Nxjerrja opsionale e baterive në pjesën anësore bën që kamionët të jenë idealë për operacione me intensitet të lartë, veçanërisht në logjistikë dhe shpërndarje.

Këta karrelë elektrikë me katër rrota janë një alternativë e fuqishme e modeleve me naftë ose gaz të lëngshëm, mbasi me mbrojtjen opsionale të motorit, mund të funksionojnë brenda dhe jashtë, pa asnjë rrezik dëmtimesh të shkaktuara nga uji.

Seria B600 paraqet teknologjinë ekskluzive Intelligent Mast Design (IMD) të Cesab-it për një shikueshmëri dhe një kohëzgjatje optimale. Sensorët e shtyllës mbajtëse monitorojnë shpejtësinë e lëvizjes dhe lartësinë e ngritjes për një siguri më të lartë.
Një zgjedhje e gjerë e shtyllave mbajtëse e bën mdelin B600 të përshtatshëm për çdo përdorim. Lartësia maksimale e ngritjes e disponueshme është 6500 mm.

Informacione të mëtejshme
CESAB B800 heavy duty electric counterbalanced forklift truck

B800: Fuqi dhe cilësi

Karreli ngritës elektrik i kundërbalancuar për ngarkesa të rënda CESAB B800* ka një kapacitet mbartjeje të lartë për ngarkesa deri në 8500 kg.

Informacione të mëtejshme